Kulturë

“Zonjat shqiptare në Nju Jork” shkelin tapetin e kuq

kopertina-2-569x360

 

“Zonjat shqiptare në Nju Jork”, një aktivitet multidimensional i Albanian Excellence, do të zhvillohet këtë të shtunë në 24 shtator në Symphoni Space në Manhattan, Nju Jork, me prezencën e kreut të shtetit, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Do të jenë 65 zonja shqiptaro-amerikane me banim në Nju Jork, që do të jenë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, një ndër më të mëdhenjtë të organizuar deri më tani në mbështetje të gruas shqiptare në diasporë .

Mbështetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare , ky aktivitet ideuar nga Albanian Excellence prej gati dy vite më parë, ka Patronatin e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij, z. Bujar Nishani dhe parashtron një vëmendje më të madhe ndaj Zonjave në shekullin e XXI.

Libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork “, realizuar nga Flora Nikolla, Gëzim Podgorica dhe Kozeta Zylo, vendos në këtë edicion të parë të tij, historitë e suksesit dhe të dinjitetit njerëzor që Zonjat shqiptare të të gjitha trojeve , kanë arritur në kontinentin e lirisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top