Ekonomi

Zhvlerësohet leku, bie dollari dhe forcohet euroja

(FILES) A woman holds several Euro and US dollar notes in London 18 April 2007. The euro briefly struck a record pinnacle against the dollar early on Wednesday 11 July 2007 amid US housing market concerns and the prospect of rising interest rates in the eurozone, dealers said. The European single currency touched 1.3787 dollars in early deals -- which was an all-time record high point. It later pulled back to stand at 1.3739 dollars.   AFP PHOTO/FILES/BERTRAND LANGLOIS

Në tregun e këmbimit valutor vendas, euro është rikthyer në pozita të forta në këmbim me lekun. Pas rënies nën vlerën e 136 lekëve, niveli më i ulët në 6 vitet e fundit, në fillim të muajit gusht, monedha evropiane ka shënuar rritje të fortë kundrejt lekut.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro shkëmbehet sot me 136.88 lekë nga 136.5 lekë që ishte një javë më parë, ndërsa dollari është në kuotën e 120.79 lekëve nga 121.7 lekë javën e kaluar.

Agjentët e këmbimit valutor shpjegojnë se dy janë faktorët që po ndikojnë në forcimin e euros. Së pari janë efektet sezonale që po shkojnë drejt fundit. Fluksi masiv i turistëve që erdhi në javët e para të gushtit dhe rriti ofertën ka filluar të zbehet. Së dyti është ndikimi i bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit euro ka qenë e fortë në raport me dollarin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top