Arsimi

Zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare për arsimin islam shqiptar

thumbnail_dsc_0957

Konferenca shkencore “Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva”, ka zhvilluar punimet e saj dy-ditore në Tivar të Malit të Zi, ku mblodhi emrat më të njohur të shkencave didaktike dhe filologjike islame, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, për të analizuar disa nga aspektet kryesore të arsimit islam dhe gjendjen e tij në këto treva.

Drejtuesit kryesorë të arsimit islam të cikleve të ndryshme arsimore nëpër trevat shqipfolëse, pedagogë dhe studiues të fushës përmes kumtesave të parashtruan situatën aktuale të arsimit islam, por edhe perspektivën e këtij arsimi, zhvillimi i të cilit është i lidhur ngushtë me aktualitetin dhe ardhmërinë e komuniteteve myslimane në këto troje.

thumbnail_dsc_0909

Në fjalën e hapjes së konferencës, drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zeka theksoi rëndësinë e kësaj konference për komunitetin musliman mbarëshqiptar, veçanërisht në një kohë kur po diskutohet edhe çështja e përfshirjes së edukatës fetare në kurrikulat mësimore të shkollave publike.

thumbnail_dsc_0976

Ndërkaq Dr. Ahmad Totonji, themelues dhe anëtar i IIIT-së, nxori në pah rëndësinë e kërkimit shkencor si formë për të evidentuar dhe zgjidhur problemet e arsimit islam në përgjithësi dhe atyre shqiptare në veçanti.

thumbnail_dsc_0850

Tematikat kryesore të konferencës shkencore u përqendrohen në temat e mëposhtme:

– Edukimi islam në nivelin parauniversitar: problemet dhe objektivat e tij nën dritën e kushteve aktuale.

–Arsimi i lartë islam midis kurrikulës tradicionale dhe realitetit kulturor bashkëkohor

– Teoria e integrimit të diturisë në kurrikulat e institucioneve arsimore islame

– Edukimi islam në shkollat shtetërore

– Tekstet shkollore fetare: aktualiteti dhe përmirësimi i tyre në përshtatje me kohën

– Mësuesit fetarë: përgatitja e tyre mes traditës dhe zhvillimeve bashkëkohore

– Imamët: trajnimi i tyre për të qenë udhëheqës komunitarë

– Zhvillimi i mendimit islam në institucionet e arsimit islam.

Përgjatë dy ditëve të konferencës u prezantuan rreth 30 kumtesa shkencore, të ndara në 6 sesione kryesore.

alb

Konferenca ishte fryt i bashkëpunimit mes Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT), me qendër në SHBA dhe Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) në Shqipëri, në vazhdën e projektit të përbashkët për zhvillimin e mendimit intelektual dhe arsimor islam.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top