Kosovë

Zhvillimi i Kosovës, SHBA ofron 26 milionë euro grante

thaci-2-780x439

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore, me vlerë 26 milionë euro.

“Kjo marrëveshje është edhe një dëshmi e partneritetit që ka Kosova me SHBA-të në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, një qeverisje të mirë, shtimit të investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat. Edhe njëherë si president i vendit i jam shumë mirënjohës administratës amerikane dhe të tërë popullit amerikan, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme për shtetin dhe popullin e Kosovës”, tha Thaçi.

E ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e cila dëshmon përkushtimin e SHBA-se, për ta ndihmuar Kosovën, që të adresoj sfidat, drejt  një të ardhme stabile dhe evropiane.

“Jemi shume të lumtur që jemi pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje,  ku Shtetet e Bashkuara do shtojnë rreth 26 milion dollarë për aktivitetet e USAID-it në Kosovë. Jemi të gjithë këtu për të celebruar partneritetin mes dy shteteve tona”, tha Delawie.

Sipas tij, kjo ceremoni dëshmon përkushtimin e SHBA-së, për ta ndihmuar Kosovën, të adresojë sfidat më të mëdha drejt  një të ardhme të qëndrueshme dhe evropiane.

“Që nga viti 1999, vetëm USAID-i ka investuar me shume se 800 milionë  dollarë amerikan në Kosovë dhe kur mbledh të  gjitha pjesët e Qeverisë amerikane, kjo shumë arrin më shume se 1 bilion dollarë amerikanë, që nga viti 1999. Ne kemi arritur shumë duke punuar së bashku dhe duhet të arrijmë çdo gjë së  bashku, duke specifikuar se ne jemi duke ndihmuar Kosovën të luftojë korrupsionin, të zgjedh vështirësitë në ekonomi, në vetëbesimin e qytetarëve dhe inkurajimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, tha ambasadori amerikan

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top