Politikë

Zgjedhjet në Dibër, Shehu: Rama punon për klientët e tij

shehu

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Zadh Dardhës. Pas dëgjimit të shqetësimeve të banorëve për mungesë investimesh, Shehu akuzoi kryeministrin Rama duke thënë se, prioritet i tij janë punët që sjellin të ardhura për të dhe klientët e tij. Ai solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës, ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh, për t’u hedhur, sipas tij, hi syve dibranëve.

“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, për të mbajtur karrigen, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metrave të Peshkopisë duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë juve: jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë”, deklaroi Shehu.

Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati demokrat theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik, i cili me investime mund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqenieje për banorët e zonës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top