Politikë

Zgjedhjet në Dibër, Peleshi: Muharrem Rama e meritoi fitoren

peleshi

Një ditë pas shpalljes së fitores së Muharem Ramës si kryebashkiak i Dibrës, zëvendëskryeministri Niko Peleshi vlerësoi figurën e kandidatit të koalicionit të majtë, duke e konsideruar një fitore të merituar.

“Muharem Rama ishte kandidati i duhur për Dibrën. 4 mijë vota para nuk janë rastësi”, deklaroi zëvendëskryeministri Peleshi, në një prononcim nga Korça. Vota në Dibër, sipas tij, ishte e duhura edhe për të shmangur atë që e cilësoi “presioni i opozitës”. “Ne investuam njeriun e Dibrës, jo një figurë të Tiranës”, u shpreh Peleshi, duke vlerësuar përzgjedhjen e kandidaturës së Muharem Ramës.

Kandidati i majtë Muharem Rama u shpall fitues nga KQZ me një diferencë me mbi 4 mijë vota përkundrejt rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top