Aktualitet

Vlahutin: Lufta ndaj terrorizmit mos rëndojë mbi emigrantët

vlahutin-768x552

Në Tiranë po mban punimet një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga OSBE kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të selive diplomatike ndërkombëtare në Shqipëri, të komuniteteve fetare të ndryshme në vendin tonë dhe ekspertë të sigurisë.

Në fjalën e mbajtur, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se terrorizmi është një kërcënim global dhe të tillë e kërkon edhe përgjigjen, duke iu referuar këtu ISIS-it. “ISIS është një ideologji ndaj përbën kërcënim serioz për Europën dhe përtej Europës”, tha Lu.

Nga ana e saj, ambasadorja Romana Vlahutin kërkoi që të bëhet kujdes që pasojat e luftës kundër terrorizmit të mos i vuajnë emigrantë të pafajshëm.  “Lidhja mes emigracionit dhe ekstremizmit nuk duhet të rëndojë mbi emigrantët që u largohen zonave në luftë”, deklaroi ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top