Politikë

Vlahutin: Ekstremizmi duhet luftuar së bashku

vlahutin_1

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha sot gjatë  konferencës për “Parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, se fenomeni i radikalizmit është një fenomen global dhe luftohet duke qenë të bashkuar.

“Ekstremizmi është fenomen global, duhen masa për ta parandaluar. Vendet e BE kërkojnë bashkëpunim për ta parandaluar. Ekstremizmi i dhunshëm është sfidë që duhet luftuar”, tha diplomatja e BE-së në aktivitetin e mbajtur sot në Tiranë.

Sipas saj, ekstremizmi për tu luftuar kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri ndërsa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri.

“Ekstremizmi i dhunshëm ka lidhje edhe me të rinjtë. Kemi përgjegjësi për të kuptuar se si procesi i anëtarësimit në BE mund të shërbejë për ecjen përpara të Shqipërisë. Njerëzit nuk duan një qeveri të korruptuar e të lidhur me krimin, por duan ndryshim që nevojitet për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE. Duhet të ekzistojë një plan sesi ta bëjnë jetën më të sigurt për qytetarët. Për ekstremizmin ka shumë punë për tu bërë”, tha ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top