Politikë

Vlahutin: BE mbështet zhvillimin e transportit

vlahutin_1

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishi zhvilloi të mërkurën një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin.

Sipas burimeve zyrtare nga MTI, ambasadorja Vlahutin vuri në dukje rëndësinë e përcaktimit të përparësive lidhur me nevojat në fushën e transportit. Ajo theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme drejt përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe zhvillimin e një rrjeti të infrastrukturës së transportit që përputhet me përparësitë e investimeve të vendosura në kuadrin e axhendës rajonale të ndërlidhjes së “Procesit të Berlinit”.

“Bashkimi Evropian ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes investimeve të mëdha në infrastrukturën rrugore, në sistemet e ujit dhe kanalizimeve të vendit. Tanimë është shumë e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria e këtyre investimeve me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përmirësimin e aftësive për tërheqjen e investimeve”, tha ambasadorja Vlahutin.

Ajo tha se qeveria duhet të vazhdojë përpjekjet për rritjen e sigurisë rrugore, që mbetet shqetësim në vend. Vlahutin tha se nevojitet më tepër vëmendje edhe sa i takon menaxhimit të infrastrukturës ujësjellës-kanalizimeve së ndërtuar përmes mbështetjes së Instrumentit të BE-së të Para Anëtarësimit (IPA). “Menaxhimi i duhur ujit është një ndër parakushtet kyçe për zhvillimin ekonomik, meqë ndikon në cilësinë e jetës të qytetarëve të zakonshëm dhe në mjedisin e biznesit të vendit, tha ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top