Politikë

Vetingu, Lu fillon sërish ecejaket nëpër zyrat e liderëve politikë

basha dhe lu

Ambasadori amerikan në Tiranë ka përfunduar pushimet dhe është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, për të lobuar për reformën në drejtësi. Takimi i diplomatit amerikan me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, vjen një ditë para mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit për të miratuar ligjin e Vetingut. Opozita e ka bërë të qartë se është kundër draftit të hartuar nga ekspertët e Euralius dhe Opdat dhe sot ka depozituar në Kuvend amendamente të reja për këtë projektligj. Pas liderit të opozitës Lulzim Basha, ambasadori amerikan Donald Lu në orën 16.00 do të takojë kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Deri me tani, mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj për miratimin e ligjit të Vetingut dhe nuk dihet nëse presioni i diplomatit amerikan do çojë në miratimin me konsensus apo jo të ligjit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top