Ekonomi

Vazhdon të bjerë çmimi i naftës

rritet-cmimi-naftes-shqiperi-tregje-640x445

Çmimet e naftës e nisën ditën e sotme në nivele të ulëta sepse pjesa më e madhe e tregtarëve janë skeptikë se do të arrihet marrëveshja për ngrirjen e e prodhimit si pasojë e mbingopjes së tregut. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropianë, Brent, ranë me 4 cent, duke u tregtuar me 47.22 dollarë për fuçi.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropianë, WTI, shënuan një rënie prej 8 centësh duke u tregtuar me 44.75 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës arritën kulmin e tyre këtë të hënë duke qenë se Rusia dhe Arabia Saudite ranë dakord për të krijuar një marrëveshje të përbashkët e cila do të ndikonte në stabilizimin e tregut nëpërmjet ngrirjes se prodhimit si pasojë e mbingopjes së tij.

Por një marrëveshje e tillë është nënshkruar akoma sepse janë disa pika për të cilat asnjë prej palëve nuk po bie dakord.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top