Shëndetësi

Ushqimet që duhet të përdorni për të vendosur muskuj

brokoli

A do të keni sukses për të formuar muskujt ? Varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyrat e ushtrimit. Nëse keni futur këto ushqime në menynë tuaj, aq më shpejt do të formoni muskujt.

  1. Vezët

Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.

  1. Spinaqi

Duket se marinari Popeye nga filmat e animuar nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008, tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.

  1. Salmoni

Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve. Përveç kësaj, një studim tregoi se mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, kështu që rezultatet e ushtrimeve më shpejt janë të dukshme.

  1. Brokoli

Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje, sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale.

  1. Qumështi me çokollatë

Besoni apo jo, qumështi me çokollatë do t’ju ndihmojë të ndërtoni muskujt. Në një studim të kohëve të fundit është zbuluar se qumështi me çokollatë në mënyrë të barabartë dhe efektive përmirëson performancën e ushtrimit sikurse pijet sportive dhe përveç kësaj, ndihmon në çlodhje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top