Bota

Ukraina përkujton 25-vjetorin e Pavarësisë

lvov(2)

Ukraina përkujton sot 25 vjetorin e Pavarësisë me organizimin e një parade të madhe ushtarake në Kiev, ndërsa vendi kërcënohet sërish nga një konflikt i armatosur me separatistët prorusë në Lindje.

Mijëra qytetarë ukrainas kryesisht të veshur me “vyshyvanka”,një këmishë tradicionale me qëndisje u mblodhën në qendrën e qytetit për të marrë pjesë në paradë gjatë së cilës ndryshe nga viti i kaluar do të ekspozohen edhe armë të artilerisë së rëndë.

Spektatorë të shumë mbanin në duar flamurin në ngjyrë blu dhe të verdhë të Ukrainës përgjatë shëtitores kryesore të Kievit deri në Sheshin e Pavarësisë i njohur më tepër me emrin Maidan, simbol i protestave proevropiane që çuan në rrëzimin e regjimit prorus të ish-presidentit Viktor Janukoviç në shkurtin e 2014.

Parada nisi rreth orës 10:00 e shoqëruar nën tingujt e himnit ukrainas.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top