Bota

Trump: Jemi kundër valës së dhunës, të rriten më shumë kontrollet policore

trump

Donald Trump kritikohet pasi kërkoi përgjithësimin e një teknike policore të kontrollit të papritur që u hodh poshtë nga drejtësia duke e cilësuar si diskriminuese ndaj të Zinjve.

Kjo teknikë, e njohur nën emrin e “stop and frisk” (ndalim dhe kontrollim), autorizon policinë të kontrollojë një individ në rrugë pa qenë e nevojshme që ai të ketë bërë ndonjë shkelje.

Në përgjithësi në SHBA, policia duhet të ketë një dyshim për shkelje për të marrë në pyetje një individ.

“Një nga gjërat që do të bëj, është të rikthej kontrollet e papritura. Mendoj se është e nevojshme. E kemi bërë këtë në Nju Jork dhe ka funksionuar shumë mirë. Duhet të jemi proaktiv”, thotë Trump në një intervistë për kanalin televiziv “Fox News”.

Por pas kritikave të shumta, Donald Trump ka thënë se nuk fliste pë një përgjithësim kombëtar, por vetëm për qytetin e Çikagos, të prekur nga një valë e gjerë dhume me armë zjarri.

“Flisja për Çikagon. Kur kemi 3 000 persona të prekur nga plumba dhe po kaq të vdekur, është më keq se në Afganistan apo vendet në luftë”, thekson kandidati republikan.

“Çikago ka nevojë për kontrolle të papritura. Njerëzit mund të më kritikojnë nëse kanë dëshirë dhe të thonë atë që duan, por kontrollet e papritura bashkë me një rend publik të mirë duhen… duhet bërë diçka, nuk mund të vazhdohet më kështu”, vazhdon ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top