Bota

Trump bindet më në fund për certifikatën e Obamës: Ka lindur në SHBA

trump-and-obama

Në përpjekje për t’i dhënë fund një deklarate që ngjalli shumë polemika, Donald Trump pranoi një ditë më parë se presidenti Barack Obama ka lindur me të vertetë në SHBA, një çështje e fundit në radhë që ai refuzonte të binte dakord prej vitesh.

Por sapo është mbyllur kapitulli i kësaj polemike nuk ka ndalur së hapuri një tjetër, rreth disa deklaratave të interpretuara si një nxitje e dhunës kundër Hillary Clinton nga ana e kampit demokrat.

“Presidenti Barack Obama ka lindur në SHBA, çështje e mbyllur”, u shpreh kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë në një deklaratë të shkurtër në Uashington.

Prej vitesh, miliarderi refuzoi të pranonte faktin e dokumentuar se Barack Obama ka lindur në Havai, nga një nënë amerikane dhe një baba kenian.

Ai kishte ushqyer këtë teori konspiracioni që kishte për qëllim delegjitimimin e zgjedhjes se tij në 2008, duke kryesuar një lëvizje të quajtur “birthers” e konsideruar gjerësisht si raciste, pasi Barack Obama është i pari president me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top