Sport

Trukimet, reagon Skënderbeu: Nuk ka asnjë dënim për klubin

FUTBOLL SKENDERBEU APOLONIA - Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Apolonia e Fierit, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Klubi i Skënderbeut ka reaguar me një qëndrim zyrtar pas raportit të shfaqur në media këtë të premte mbi dënimin e marrë prej këtij klubi më datë 1 qershor nga Komisioni i Apelit të UEFA-s, me përjashtimin e tij nga kompeticionet evropiane për sezonin 2016/2017.

Në komunikatën e klubit të Skënderbeut lexohet: të bëjmë të qartë që për ne me vendimin e CAS është mbyllur historia e dënimit të klubit tonë. Në deklaratën e tij klubi i Skënderbeut kërkon të rikujtojnë se nuk u dënua kurrë për trukim por për shkak të dyshimeve u konsiderua i papërshtatshëm për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane dhe se gjithashtu ai tashmë e ka shlyer dënimin dhe për momentin ky klub është i pafajshëm dhe ka miratimin e UEFA-s për të luajtur në kompeticionet evropiane për sezonin 2017/2018.

Sipas klubit të Skënderbeut, raporti i paraqitur ka në brendësi dhe dosjen e akuzës, e cila jo detyrimisht mbart të vërteta brenda saj. Asnjë nga ato që janë shkruar në akuzë nuk janë faktuar me dëshmi ose prova konkrete nga komisionet përkatëse të UEFA-s dhe diçka të tillë e vërteton dënimi me vetëm për një sezon. Në fund, deklarata e klubit të Skënderbeut mbyllet duke informuar tifozët se nuk ka asnjë çështje gjyqësore të hapur ndaj klubit dhe kjo mund të konfirmohet lehtësisht në institucionet gjyqësore të UEFA-s.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top