Bota

Trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite: Mbretëria po punon fort për paqen në botë

bin-najef-bin-abdulaziz

Trashëgimtari i fronit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëkohësisht ministër i brendshëm  bin Najef bin Abdulaziz deklaroi se Arabia Saudite po lufton pa kompromis organizatat terroriste duke vënë në dukje përpjekjet e shumta të mbretërisë në shërbim të paqes në botë.

Në fjalën e mbajtur në sesionin e 71-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që u mbajt me 21 të këtij muaji, Bin Najef tha se vendi i tij është ndër vendet ku terrorizmi ka goditur më fort me mbi njëqind akte te rënda terroriste me pasoja kolosale në njerëz e dëme materiale.

Arabia Saudite ka reformuar ligjet dhe ngritur struktura të veçanta duke i bërë ato efikase në luftën kundër terrorizmit si dhe është anëtarësuar në 12 konventa ndërkombëtare të anti-terrorit.

Bin Najef u shpreh se “Arabia Saudite është ndër vendet e para që u rreshtua përkrah Shteteve të Bashkuara menjëherê pas 11 shtatorit 2001 duke kontribuar me fonde të mëdha dhe forca ushtarake në luftën globale kundër terrorizmit si dhe vlerësoi punën e strukturave saudite te antiterrorit për zbulimin dhe parandalimin e 268 akteve terroriste.  Arabia Saudite i qëndron projektit të saj për paqe në Lindjen e Mesme ndërmjet palestinezeve dhe izraeliteve për një botë më të sigurt si dhe bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Siri që sipas Bin Najef, historia e shkruar njerëzore nuk ka parë më të kobshme se pasojat e konfliktit në këtë vend.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top