Lajme

Tërmeti, Rama: Një ditë e trishtueshme. Solidarizohemi me qytetarët italianë

edi rama

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e tërmetit që goditi Italinë, si dhe solidaritet vëllazëror me popullin e qeverinë italiane.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shprehet se “kjo është një ditë e trishtueshme për Italinë mike”.

“Një ditë e trishtueshme për Italinë mike! Ngushëllimet më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidaritet vëllazëror me popullin e qeverinë”, shkruan ai.

Të paktën 38 persona humbën jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi qendrën e Italisë dje në mbrëmje. Bilanci ende paraprak dhe jozyrtar përfshin tre lokalitetet më të prekura nga lëkundja e tokës me epiqendër në një rajon malor rreth 150 kilometra në verilindje të Romës. Në Peskara del Tronto në rajonin Marche është regjistruar bilanci më i rëndë me 10 të vdekur, sipas Mbrojtjes Civile Rajonal

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top