Bota

Tërmeti në Itali shkakton 21 të vdekur. Shumë të tjerë mbesin nën rrënoja

italia 2

itali

Italia është zgjuar me lëkundje të mëdha tërmeti që goditën qendrën e saj duke lënë pas 21 viktima dhe dëme të mëdha materiale. Ndërsa gjendja mund të rëndohet pasi ka akoma njerëz nën rrënonja.

termeti 3

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumolit. Pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

termeti

Një familje prej katër anëtarësh ishte gjetur në rrënojat e qytetit Accumoli. Ndërkohë, policia njoftoi se dy persona kishin vdekur afër fshatit Pescara del Tronto, sipas RAI.

italia 2

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.

italia 12

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top