Lajme

Tërmeti në Itali, shënohet viktima e parë shqiptare, një i plagosur në gjendje të rëndë

Italian Earthquake addon (2)

Është shënuar viktima e parë shqiptare nga tërmeti që preku Italinë Qendrore ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Jashtme, personi që ka humbur jetën është shtetasi Erjon Toro, ndërkohë që numri i shqiptarëve të plagosur është 7 vetë.  “Nga kontaktet që ambasada jonë në Romë po mban në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës bëhet e ditur se në spitalin ‘Gemelli’ të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtetasit shqiptarë: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj”, vijon njoftimi.

Në spitalin e Rietit ndodhet ndërkohë jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T; ndërsa në spitalin e rajonit të Akuilës ndodhet në një gjendje më të rëndë shtetasja me inicialet: E.T.  “Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet ‘më të thella’ familjes së viktimës dhe uron për shërim të shpejtë të të plagosurve.  Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë është e angazhuar për të ndjekur hap pas hapi në terren si dhe në koordinim të plotë me autoritetet italiane dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë të plagosur. MPJ do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situatës”, përfundon njoftimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top