Lajme

Tërmeti në Itali, Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar 

italiaaaaaaaaa13

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për shtyp ka theksuar se nuk rezulton që të ketë shqiptarë të lënduar nga tërmeti që preku Italinë.

“Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente te vështira te shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Duke iu gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.

Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Romë informohemi se deri ne këto momente nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome për t’ju ardhur ne ndihme, vendos ne dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrin e emergjencës +393420498192. Ministria e Punëve te Jashtme, është ne ndjeke te situatës dhe do te informoi ne vijimësi opinionin publik.”, shkruan ministria në njoftimin e saj për të shtyp.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top