Kuriozitete

Tërmeti në Itali, gjenden ar dhe miliona euro nën rrënoja

Houses collapsed in Amatrice, central Italy, where a 6.1 earthquake struck just after 3:30 a.m., Wednesday, Aug. 24, 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, including the capital Rome where people in homes in the historic center felt a long swaying followed by aftershocks. ANSA/ MASSIMO PERCOSSI

Një histori e rrallë vjen nga një Pescara del Tronto në komunën e Arquata në Itali, zonë që u godit nga tërmeti pak kohë më parë. Në një prej shtëpive të rrënuara u gjet një sasi e konsiderueshme ari, bizhuteri dhe miliona euro.

Ato u zbuluan në 3 shtator, por historia u bë publike vetëm pak ditë më parë. Ky “thesar” u përkiste një çifti të moshuarish që nuk i mbijetuan tërmetit. Paratë ishin futur në hapësirat boshe të mureve prej guri. Mediat italiane shkruajnë se menjëherë ka nisur “lufta” e trashëgimtarëve për të marrë këto para.

Megjithatë, ai është sekuestruar përkohësisht nga policia lokale. Të njëjtat burime thonë se fillimisht do të verifikohet burimi i këtyre parave pasi ka dyshime se mund të jenë të vjedhura. Vetëm nëse do të zbulohet se paratë janë të ligjshme do tu jepen trashëgimtarëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top