Sport

Tërheqja nga kombëtarja, Cana: Nder të përfaqësoja Shqipërinë

Cana

Lorik Cana zyrtarizoi tërheqjen nga kombëtarja shqiptare. Nëpërmjet një komunikate në profilin e tij në rrjetin social Facebook, tashmë ish-kapiteni i skuadrës kuqezi deklaroi se për të kishte ardhur koha që t’i jepte lamtumirën përfaqësueses shqiptare.

“Përshëndetje të gjithëve! Ashtu siç e bëra të ditur pas “Euro 2016”, vendosa të tërhiqem nga Kombëtarja. Mendova se kishte ardhur koha për këtë, pas arritjes më të madhe të sportit shqiptar. Ndihem i nderuar që gjatë karrierës sime kam mundur të përfaqësoj vendin dhe popullin tim. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh aktivizimi në nivele të larta, më duhet kohë për t’u riaftësuar nga disa dëmtime. Këtë verë vendosa që të refuzoj të gjitha propozimet e marra në mënyrë që të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë dhe shpresoj të jem gati për arritje dhe projekte të reja. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Cana.

Lorik Cana gjatë karrierës së tij ka zhvilluar me fanellën e kombëtares shqiptare 93 ndeshje, duke kurorëzuar edhe ëndrrën më të madhe: atë të aktivizimit në fazën finale të një evenimenti si Evropiani i Francës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top