Shkenca

Të karikosh celularin 1 herë në javë brenda pak sekondave, tashmë është e mundur!

568a04c16773d9f8b258d6d623cc9538

karikim-iphone-600x340Të gjithë ne vuajmë nga mungesa e batërisë në telefon. Gjatë gjithë ditës rrimë me karikues në çantë në mënyrë që ta mbajmë telefonin të ndezur. Por këtij problemi duket se i është gjetur zgjidhja. Tani të karikosh smartfonin vetëm një herë në javë dhe për pak sekonda, është një ëndërr që është bërë realitet, falë super kondesatorëve fleksibël të zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjisë në Universitetin Florida Centrale.

Këto pajisje janë në gjendje të grumbullojnë shumë shpejt më shumë energji se sa bateritë tradicionale me litium, duke ruajtur qëndrueshmërinë për më shumë se 30 000 cikle karikimi, sipas publikimit të këtj zbulimi në revistën “ACS Nano”, që mund të revolucionojë krejtësisht sektorin e produkteve që përdorin bateri dhe të veturave elektrike.

Sekreti i këtyre super kondesatorëve qëndron në përdorimin e materialeve të reja dydimensionale që kanë madhësinë e një atomi. Shumë grupe shkencëtarësh janë përpjekur t’i përdorin në të kaluarën por asnjë nuk kishte arritur të shfrytëzonte potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.a4315529bdfd18d066cb2fe8c7564158_l

Grupi i shkencëtarëve amerikanë të drejtuar nga Yeonëoong Eric Jung fitoi këtë sfidë të teknologjisë duke përdorur një metodë të re kimike, që mundësoi realizimin e super kondesatorëve të përbërë nga miliona fije mikroskopike (me diametër që arrin një të mijtën e milimetrit) të veshur nga materiale dydimensionale. Në këtë mënyrë “zemra” me përcjellshmëri shumë të lartë lehtëson transferimin e elektroneve për të përshpejtuar karikimin, ndërsa izolimi me nano materiale të reja mundëson që të ketë më shumë densitet të energjisë dhe fuqi.

Madje avantazhet nuk përfundojnë me kaq. Nëse bateritë me litium të një smartfoni të zakonshëm fillojnë të humbasin efektshmërinë pas 1 500 ciklesh karikimi, këta super përçues të rinj ruajnë qëndrueshmërinë e tyer në më shumë se 30 000 cikle karikimi.

“Procesi i prodhimit të këtyre pajisjeve ende nuk është përfunduar dhe për shumë kohë nuk do të jetë gati për tregtim”, deklaron Jung.

“Por kjo përfaqëson një provë shumë të rëndësishme të potencialit që këto teknologji të reja ofrojnë”, theksoi ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top