Aktualitet

Të gjithë të rinjtë duan të ikin, ILO: Shqipëria zë vendin e parë në botë për të emigruar

azilkerkues-1024x901

Shqipëria zë vendin e parë në Evropë dhe në botë sa i përket dëshirës së të rinjve për të emigruar. Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) për trendin e punësimit tek të rinjtë, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria, ndërsa më e ulët në Europë është në Luksemburg, ndërsa në botë në Izrael.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur pjesërisht nga deficite të tregut të punës dhe një normë e lartë papunësise. Po ashtu mungesa e mundësive në tregun e punës është një tjetër faktor kyç që i shtyn ata drejt dëshirës për të lënë vendin e tyre.

Në aspektin e vullnetit të përgjithshëm, prirja më të lartë për të lëvizur jashtë vendit, në 38 për qind, është gjetur në Afrikën sub – Sahariane, Amerika Latine dhe Karaibe, e ndjekur nga afër nga Evropa Lindore në 37 për qind.

Prirja më të ulët për të emigruar ekziston në Amerikën Veriore, ku vetëm 15 për qind e të rinjve janë të gatshëm për të lëvizur jashtë vendit përgjithmonë. Sa i përket të ardhurave vjetore, Shqipëria pozicionohet në një vend me të ardhura mesatare, që variojnë nga 976 usd deri në 3855 usd.

Po ashtu Shqipëria zë një përqindje të lartë të të rinjve që janë në kërkim të një pune, por që e kanë të pamundur ta gjejnë atë. ILO raporton se 28-35 për qind e grupmoshës 15-24 vjeç në kërkim të një pune në Shqipëri, nuk arrijnë të integrohen në treg./Rtv Scan

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top