Sport

Talentet që pritet të thërrasë në kombëtare De Biasi

shqiperia

Përveç Eros Grezdës, Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare, për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, pritet ta ftojë edhe një tjetër talent kosovar. Krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe kërcënimi për largimin drejt skuadrës tjetër shqiptare, sikurse ndodhi me Rashicën, Vojvodën apo Rrahmanin, nga kombëtarja U21, ka detyruar Gianni De Biasin të përshpejtojë grumbullimet e të rinjve, të paktën për të mos u rrezikuar më për largime të mëtejshme.

Në listën që pritet të zbardh më 1 tetor, trajneri i përfaqësueses do të ketë 3 lojtarë të përfaqësueses U21, ata janë dy sulmuesit Rey Manaj, Eros Grezda dhe mesfushori i Skënderbeut Liridon Latifi.

Nëse i pari, ish-sulmuesi i Interi dhe aktualisht i Peskarës është grumbulluar disa herë, për herë të parë janë dy lojtarët me origjinë nga Kosova, Eros Grezda, sulmuesi i Lokomotivës në Kroaci dhe Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top