Ekonomi

Taksat e makinave për 2017, zbardhet formula për automjetet e luksit

makina-645x356

downloadNë faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor janë publikuar të gjithë procedurat për pagesën e taksave vjetore dhe një shembull se si do të llogariten detyrimet për mjetet gjatë vitit të ardhshëm.

Nga 1 janari i 2017  pragu që një mjet të konsiderohet luksi zbret në 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është këtë vit çmimi i blerjes.

Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës:
Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.

Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.

Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. Taksa e përvitshme për automjetet është e vlefshme për 365 ditë.

Taksa per makinat luksoze-  Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit.

Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoritë Rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”.

Shembull:

1-     Makina autoveturë model S320CDI, me naftë, viti i prodhimit 2001, vellimi 3222

  •          Kur makina rregjistrohet per here te parë me 03.01.2016 do paguaj:

-Taksa e mjeteve të përdorura të transportit(TVMP) është Cilindrata 3222 x koeficienti i  karburantit 12.5x   Koeficienti sipas vjetërsisë 0.44 =17.721 lekë.

-Taksë e regjistrimit për herë të parë të mjeteve loksoze 70.000 lekë.

-Taksë e përvitshme për mjetet luksoze 21.000 lekë.

Pronari i mjetit do paguaj gjithësej 108.721(njëqind e tetë mijë e shtatqindë e njëzet e një) lekë

  •  Kur paraqitet për të paguar detyrimet e taksave me 03.01.2017 do paguaj:

-Taksa e mjeteve të përdorura të transportit(TVMP) është Cilindrata 3222 x koeficienti i   karburantit 12.5x Koeficienti sipas vjetërsisë 0.48 = 19.332 lekë.

-Taksë e përvitshme për mjetet luksoze 21.000 lekë.

Pronari i mjetit do paguaj gjithësej 40332 (dyzetmijë e treqinde tridhjet e dy)lekë.

Tarifa per patenten

-Për leje drejtimi të kategorisë A 3.000 (tre mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë B 4.500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë C 2.000 (dy mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë D 3.000 (tre mijë) lekë;
-Për leje drejtimi të kategorisë BE, CE dhe DE 3.000 (tre mijë) lekë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top