Bota

Takimi me Trumpin, Nieto: E bëra për Meksikën dhe meksikanët

trump-pena-nieto

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto ka hedhur poshtë kritikat lidhur me takimin e tij të diskutueshëm me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump. “Unë e bëra atë për Meksikën dhe meksikanët”, tha Pena Nieta në një takim me të rinjtë.

“Duke pasur parasysh sulmet e përsëritura të Trumpit, kisha  vetëm dy zgjedhje, t’ia ktheja me të njëtën monedhë, pra me fyerje, ose të kërkoja dialog”, pohoi presidenti meksikan. “Unë zgjodha opsionin e dytë”, shtoi ai.

Pas ftesës për bisedime me Trump në Meksikë, Pena Nieto është kritikuar gjerësisht nga meksikanët e zemëruar  për shkak të retorikës antimeksikane të Trumpit. Që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale, Trump në mënyrë të përsëritur u është referuar emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kriminelë dhe përdhunues.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top