Bota

Sulmet e kandidatëve në SHBA që po dominojnë fushatën presidenciale

clinton_trump_split

 

Lajmet për shpërthimin në Nju Jork apo të sulmit në qendrën tregtare në Minesota pushtojnë edhe fushatën në presidencialet amerikane.

Donald Trump tregohet shumë i ashpër duke reaguar menjëherë se “duhet të përdorim mënyra të forta”.

Nga ana tjetër, reagimi i Hillary Clinton është më i butë duke ftuar “për t’u lutur për viktimat dhe të lejojnë hetuesit të punojnë”.

“Njerëzit po jetojnë në një moment që duhet të përdorim mënyrat e forta. Duhet të përdorim mënyra shumë, shumë, shumë të forta”, deklaroi Trump para mbështetësve të tij në Kolodrado Spring pas shpërthimeve dje në mbrëmje në Manhatan.

“Është e tmerrshme ajo që po i ndodh botës sonë, vendit tonë, dhe ne duhet të përdorim mënyra të forta, duhet të jemi inteligjent dhe vigjilent”, theksoi ai.

“Sulmet e të shtunës tregojnë se politikat e falimentuara të Obama-s dhe Clinton nuk do na mbajnë të sigurt! Unë do ta bëjë Amerikën sërish të sigurt. Nën lidershipin e Obama-s dhe Clinton amerikanët kanë provuar më shumë sulme në shtëpi se sa fitore jashtë. Ka ardhur koha për të ndryshuar strategji”, vazhdon Trump.

Nga ana tjetër Clinton sulmon Trump duke e akuzuar se nuk ka një plan. “Unë jam e vetmja kandidate në këtë garë që ka marrë pjesë në vendime të vështira për të eliminuar terroristët nga fusha e betejës”, deklaroi Hillary Clinton pas ngjarjeve në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Kandidatja demokrate për shtëpinë e bardhë ka sulmuar disa herë rivalin e saj Donald Trump duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se “plani sekret i Trump është që… nuk ka një plan”.

“Kërcënimi është real por edhe vendosmëria jonë”, tha Hillary Clinton.

“Duhet të jemi vigjilent por jo të trembur. Duhet të zgjedhim vendosmërinë, jo frikën”, shtoi ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top