Kuriozitete

Studimi: Gjysma e popullsisë së botës 3.9 mld njerëz, përdorin internetin, shifrat drejt rritjes

statistika-interesante-nga-p-euml-rdorimi-i-internetit-n-euml-kosov-euml_hd

hitech0026Deri në fund të vitit 2016 pothuajse gjysma e popullatës botërore do të shfrytëzojë Internetin, sepse rrjetet celulare rriten, ndërsa çmimet shënojnë rënie, edhe pse pjesa më e madhe do të jenë të koncentruar në botën e zhvilluar. Të paktën kështu thotë një raport i fundit i Unionit Ndërkombëtar Telekomunikues të Kombeve të Bashkuara.

Internetin e shfrytëzojnë  deri në 80 për qind të banorëve në vendet e zhvilluara, ndërsa online është vetëm 40 për qind e popullatës të vendeve në zhvillim dhe 15 për qind në shtetet e zhvilluara dobët, shkruan raporti i Agjencisë së KB-së.

Në disa vende të varfra dhe jostabël sidomos në ato afrikane çdo 1 ne 10 persona përdor internetin.

Ata, të cilët e shfrytëzojnë rrjetin global zakonisht janë femra, personat më të moshuar, personat me arsimim më të dobët, të varfrit dhe ata të cilët jetojnë në rajonet rurale, thekson Agjencia e specializuar për teknologji informative dhe komunikuese.

Pa Internet janë të paktën 3,9 miliardë njerëz, që është më shumë se gjysma e banorëve në botë. “Në vitin 2016 njerëzit nuk shkojnë më në Internet, ata janë në Internet. Përhapja e 3G dhe e 4G, rrjetet në mbarë botën ka sjell në Internet, gjithnjë e më shumë njerëz”, thuhet më në raport.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top