Kuriozitete

Studimet, brezi i ri pëlqen të udhëtojë, ndaj nuk blen as shtëpi dhe as makina

te-rinjte

Hulumtimet tregojnë se të ashtuquajturit brezi i mijëvjeçarit që sot janë 30-35, shumë rrallë blejnë shtëpi e edhe më rrallë makina. Në fakt ata fare nuk po blejnë super gjëra të shtrenjta.

Disa sociologë thonë se kjo po ndodh për shkak se të rinjtë modernë po vuajnë nga kriza financiare. Kjo është arsyeja pse kanë frikë ndaj “kredive”, dhe blerjes së gjërave të shtrenjta.

Çështja është se sot njerëzit nuk duan prosperitet dhe stabilitet por një orar fleksibël dhe pavarësi financiare e gjeografike. Njerëzit nuk po kanë asnjë interes në gjërat materiale

Pse të blini një veturë kur mund të merrni një taksi? Kjo është pothuajse si një veturë personale e gjithashtu me një shofer personal. Megjithatë, nuk është aq e shtrenjtë se të blesh e të mbash një veturë.

Pse të blesh një shtëpi,  kur mund të gjesh një vend të bukur dhe të shkosh për pushime.

Arsyet që të rinjtë i kanë treguar se pse nuk po blejnë më shtëpi të tyre janë:

Nuk e dinë sa kohë do të qëndrojnë aty

Gjithçka mund të ndodhë në jetë gjatë të ardhmes, ndoshta nuk do e kaloj tërë jetën në këtë vend

Ndoshta në vitet e ardhshme do e ndërroj edhe vendin e punës, nëse ke një shtëpi me qira kjo nuk krijon asnjë problem, e nëse ke një shtëpi tënde kjo mund të sjellë probleme

E ndërsa sipas Forbes, të rinjtë modern ndryshojnë punën e tyre mesatarisht çdo tre vjet.

“Gjatë dekadës së fundit, psikologët kanë kërkuar prova të shumta ku kanë ardhur në një rezultat interesant. Për sa i përket lumturisë dhe një ndjenje të mirëqenies, shpenzimi i parave në përvoja të reja, aventura e në kënaqësi, është shumë më fitimprurëse se sa të blesh gjëta të reja. Kjo sjell më shumë gëzim”, ka thënë James Hamblin.

“Blerja e gjërave të reja na shqetëson. Të gjitha gjërat e reja që blejmë, veçanërisht ato që janë më të shtrenjta, na bëjnë të shqetësohemi shumë.

Nëse blini një veturë, do të jeni në stres sa herë që dëgjoni një alarm të një veture jashtë. Nëse bleni një shtëpi me gjëra të shtrenjta brenda, çdo herë do të jeni në ankth se dikush do futet e do t’ju grabisë. E nuk po e përmendim faktin se rrini me frikën se dikush do t’ua gërvishtë veturën, një ditë do t’ju prishet televizioni e shumë gjëra tjera super të shtrenjta që i keni blerë.

Çdo blerje, me kalimin e kohës do të hyjë në çmim!

Është e vërtetë, prindërit tanë nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë aq shumë sa po bëjmë ne. Ata nuk kanë pasur mundësi të argëtohen kaq shumë sa ne.

Ata nuk patën kaq shumë mundësi për të filluar një brez të ri. Prandaj ata investuan në shtëpi dhe në vetura, prandaj të rinjtë nuk duan ta bëjnë këtë.

Në fund të fundit, çdo blerje, edhe nëse nuk është veturë apo shtëpi, një ditë do të zhvlerësohet me kalimin e kohës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top