Lajme

Sot shënohet 86 vjetori i themelimit të Arabisë Saudite

saudia

Arabia saudite e njohur zyrtarisht si Mbretëria e Arabisë Saudite është shteti me i madh arab ne Azinë perëndimore dhe shtrihet ne gadishullin arabik me sipërfaqe afërsisht 2.25 milion km²,  e rrethuar nga vende te tjera arabe si Jordania, Kuvajti, Katari, Emiratet, Omani, Jemeni. Mbretëria e Arabisë Saudite është themeluar ne vitin 1932 nga Abdulaziz bin Saud, por fillesat e lëvizjes për pavarësi nga perandoria osmane janë edhe me te hershme. 23 shtatori i këtij viti shënon 86-vjetorin e themelimit të Arabisë Saudite. Ky përvjetor festohet në shumë vende të botës, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria.   

Feja

Feja zyrtare është Islami sunit, por aty jeton edhe një pakicë e vogël shiite. Ndërsa gjuha zyrtare është ajo arabe.   Për çdo besimtar mysliman Arabia Saudite njihet si vendlindja e Profetit Muhamed dhe vendi ku ndodhet Qabja, e cila përbën një vend të dashur për shumë njerëz që duan të vizitojnë vendet e shenjta.  Përbashkuesi më i qartë është pelegrinazhi i Haxhit në Mekë. Miliona besimtarë anekënd botës vijnë çdo vit të kryejnë haxhin.

Njerëz që nuk janë takuar kurrë ndërmjet tyre njihen dhe kryejnë ritet me një qetësi dhe mirëkuptim të admirueshëm. Historikisht gjatë gjithë historisë si para profetit por edhe pas tij njerëzit kanë vizituar këtë vend të shenjtë. Diversiteti i kulturave dhe vendeve vendosen nën një emërues të përbashkët, Islamin.

Arsimi dhe kultura

Vendi ka zhvilluar arsimin dhe shkencën. Shumë universitete të njohura dhe prestigjioze islame janë në Arabinë Saudite, pjesë e të cilave janë edhe studentë të shumtë nga trojet shqiptare. Profetët kanë pasur një rol thelbësor në kulturën dhe civilizimin e njeriut. Ata kishin si qëllim drejtimin dhe orientimin e njeriut drejt së vërtetës. Qëllimi i prezencës së profetëve është ngritja e njohurive dhe dijeve tek njerëzit, kultivimi i besimit dhe vendosja e drejtësisë në shoqërinë njerëzore.

Turizmi 

Turizmi dhe hoteleria nuk pushojnë në synimin e tyre për të tërhequr turistët me atraksionet e tyre. Lartësia e hoteleve ashtu si dhe arkitektura është gjithmonë një instrument magjepsës për të tërhequr turistët. Më ambiciozë në këtë drejtim tregohen hotelierët nga lindja dhe sidomos nga vendet arabe. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të turizmit, ky sektor nuk e ka ndjerë aspak efektin e krizës financiare.

Arabia është një nga vendet më me influencë në botën arabe e islamike dhe lidhjet e saj me Shqipërinë janë të shkëlqyera ashtu siç e reflekton festimi i këtij 86-vjetori të themelimit të Arabisë Saudite.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top