Politikë

Sot seanca e vetingut, Rama: Do të kalojë me apo pa PD-në

Deputeti i PD, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji "Per faljen e gjobave per mospagimin ne afat te kontributeve te detyrueshme ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore nga subjektet juridike dhe fizike".	/r/n/r/nLawmaker, Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të përparojë, me ose pa konsensusin e opozitës. Pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, për miratimin e ligjit të vetingut, përmes një konference live në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama tha se ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë me 84 ose më shumë vota.

“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq, nuk e kemi konsensusin e PD-së. Dua të shpresoj deri në fund që PD do të reflektojë. Me ose pa konsensusin e PD-së ne do të shkojmë përpara. Reforma në drejtësi nuk ndalet dhe këto ligje do të kalojnë me 84 ose më shumë vota të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli edhe për korrupsionin për të cilin u shpreh se në këto tre vite është bërë shumë dhe se kjo ndjehet qartë nga qytetarët përmes shërbimeve që iu ofrohen. Ajo që ne kërkojmë është të ndërtojmë sisteme që e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e njerëzve për të ndryshuar fatin e tyre”, deklaroi Rama.

Nga reforma në drejtësi, Kryeministri Rama tha se qytetarët presin ndëshkimin e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar. Çështja sipas tij, shtrohet në aspektin se sa më të lehtë do ta kenë ata të cilët kërkojnë prej vitesh një të drejtë që vetëm shitet e blihet. “Çështja është që qytetarët të marrin të drejtën e tyre pa paguar”, tha ai. Duke folur për pagat dhe pensionet, Kryeministri Rama u shpreh se përmes taksimit të sheshtë sot qytetarët marrin më shumë. Por gjithsesi shtoi ai, do të bëhet e mundur që koha e rritjes së rrogave e pensioneve të jetë jo e largët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top