Bota

Sot mbahet në Vjenë samiti ballkanik për emigrantët

Migrants walk past a railway track after crossing into Macedonia, near the border with Greece, August 27, 2015. Migrants are trekking from the southern Macedonian border near Gevhelija to the northern border with Serbia on their way to Western Europe. REUTERS/Ognen Teofilovski - RTX1PV44

Liderët nga vendet përgjatë së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e emigrantëve do të mblidhen sot  në Vjenë për të diskutuar mbi mënyrat sesi të mbrojnë më mirë kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kancelari austriak, Christian Kern ka ftuar gjithashtu kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel që përfaqësojnë dy pikat kryesore të hyrjes dhe të destinacionit evropian për refugjatët dhe emigrantët. Përveç kësaj, kancelari austriak i socialdemokrateve kërkon të rrisë ndihmën për refugjatët dhe emigrantët në rajonet e tyre të origjinës.

“Asnjë nuk mund të jetë i kënaqur me shpejtësinë apo progresin me të cilën këto çështje po trajtohen”, tha Kern para bisedimeve.

“Samiti mendohet të jetë një hap në drejtimin e duhur dhe të ndihmojë në krijimin e presionit për të gjetur sa më shpejt zgjidhje të përbashkëta për këto çështje”, shtoi ai.

Shkurtin e kaluar, në takimin e po këtij formati, organizuar sërish në Vjenë, liderët e Ballkanit dhe Austria vendosën të mbyllin të ashtuquajturën ”rruga ballkanike”.

Greqia dhe Gjermania, që nuk morën pjesë në takim, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre. Athina i la migrantët në mëshirë të fatit në kufirin verior të Greqisë, ndërkohë që Berlini paralajmëroi se mbyllja e kufijve nuk ishte përgjigjja për krizën e emigrantëve.

Sidoqoftë, hapat e ndërmarrë nga vendet e Ballkanit çuan në reduktimin e emigrantëve.

Politikat e ashpra të Hungarisë kufizuan ndjeshëm mbërritjet e emigrantëve në Evropën Perëndimore.

Përveç Austrisë, Gjermanisë dhe Turqisë, takimi i Vjenës përfshin edhe përfaqësuesit nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri për Migrimin, Dhimitris Avramopulos.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top