Politikë

Sot Kuvendi miraton ligjin për importimin e mbetjeve, shoqëria civile proteston

amnistia

 

Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” janë në rendin e ditës së seancës së sotme të Kuvendit.

Projektligji synon rilejimin e importit për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit. Kjo gjë ka shkaktuar reagime të forta ditët e fundit nga shoqëria civile, por pritet të shoqërohet me debate edhe në sallën e Kuvendit. Krahas këtij projektligji, në axhendën e parlamentit është përfshire për votim dhe dekreti i presidentit që ktheu për shqyrtim ligjin “Për masat shtesë së sigurisë publike”.

Para nisjes së séances, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për miratimin e kalendarit trejavor për ditët në vazhdim. Dita e sotme ishte planifikuar për votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi, por procedura është shtyre për javën e ardhshme, pasi draftet nuk janë ende gati për seancë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top