Arsimi

Sot dalin fituesit në universitete

mas

Procesi i maturës shtetërore këtë vit ka pësuar disa ndryshime që kanë të bëjnë jo vetëm me procesin e përzgjedhjes së fituesve, por edhe me aplikimin në sistemin online.

Kjo do të thotë që, nëse vitin e kaluar tek formulari A1 aplikohej vetëm për universitetet publike tashmë në këtë aplikim u përfshinë edhe universitetet private.

Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë, në kuadër të autonomisë kriteret u vendosën nga universitetet. Këto të fundit nuk kishin një formulë të njëjtë për pranimet, pasi një universitet mund t’i japë mesatares 50% dikush tjetër 30 % etj.

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit u nënvizua se në datën 29 korrik do të niste procesi i hedhjes së notave mesatare në sistem.

Nëse vitin e kaluar, kishte shumë rëndësi përzgjedhja për 10 preferencat, por sidomos renditja e tyre, sivjet nuk kishte përzgjedhje sipas preferencave të para. Këtë vit, në rast se një maturant shihte emrin e tij mbi vijën e kuqe, në disa degë njëherësh, ai e merrte vendimin vetë për njërën prej tyre. Pra, nuk ka rëndësi renditja e degëve.

Ndërkohë, raundi dytë rinisi nga e para. Kur një maturant nuk kishte fituar në asnjë degë, bëri renditjen e re për të fituar universitetin.

Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm: mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Raundi i dytë nisi më 23 shtator dhe përfundoi më 1 tetor. Maturantët e kryeqytetit ishin të parët që nisën aplikimet me një afat 3- ditor. Më pas iu bashkuan edhe rrethe të tjera në bazë të kalendarit të aktiviteteve.

Udhëzimi i MAS-it përcakton se universitetet shpallin listën paraprake brenda datës 6 tetor 2016, sikurse konfirmuan për ATSH-në edhe burime nga Ministria e Arsimit, dhe pas periudhës së ankimimit ata shpallin listën fituese të studentëve të raundit të dytë, në datën 12 tetor 2016.

Regjistrimet e fituesve bëhen online në sekretaritë mësimore me dokumentacionin përkatës deri në datën 16 tetor 2016. Më pas, në pikën 13 të udhëzimit, nga data 16 tetor deri në datën 20 tetor 2016, sekretaritë mësimore vijojnë me regjistrimin e studentëve fitues, deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi, duke respektuar renditjen në listë.

Në këtë fazë hyn në punë edhe sistemi online i kontrollit që prezantoi ministrja Nikolla, pasi do të bëhet monitorimi i lëvizjes së vijës së kuqe në mënyrë që edhe kandidatët të informohen në kohë reale se sa afër janë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top