Shëndetësi

Si t’i shmangni dhimbjet e mesit

backpain1

Zhvillimi teknologjik, orët e zgjatura të punës si dhe mungesa e vazhdueshme e aktivitetit fizik janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të mesit. Këto lloj dhimbjesh janë ato që neglizhohen në rastet më të shpeshta, por që shpeshherë mund të jenë shumë serioze.

“Mund të shkaktojnë vështirësi në lëvizje duke ulur kështu produktivitetin në vendin e punës. Rastet ekstreme mund të çojnë deri në paralizë, por një gjë e tillë ndodh rrallë”, shprehet Juliana Balla, fizioterapiste, duke na listuar dhe disa nga elementët që duhet të kemi parasysh gjatë aktivitetit të përditshëm për të shmangur këto lloj dhimbjesh.

  1. Qëndrimi ulur

Mbi të gjitha ndaloni menjëherë uljen jo korrekte në karrige gjatë punës. Ky pozicion i orienton artikolacionet, disqet vertebrale kundrejt një presioni jo fiziologjik i cili shkakton më pas dhimbje mesi. Mësoni të qëndroni me një posturë korrekte dhe ta mbani atë gjatë gjithë ditës.

  1. Mjaft ju shmangët aktivitetit fizik

Fillimi mund të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm , por aktiviteti fizik për shpinën tuaj është provuar të ketë shumë përfitime të shumta . Ju ndihmon për të qenë në formë, lubrifikon artikulacionet duke përmirësuar në kohë të shkurtër dhimbjet.

  1. Nuk ekzistojnë medikamente që bëjnë mrekulli

Mjaft kërkuat për një rrugë të shkurtër dhe jepini fund kërkimit të një medikamenti që bën mrekulli. Shume publicitet qarkullon mbi krevatet që ju kthejnë me kokë poshtë duke ju lënë me orë në atë pozicion ose pajisje kompjuterike që premtojnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit. Por kërkimet shkencore dëshmojnë një efektivitet zero .

  1. Mos ngrini pesha të rënda

Ky është një nga shkaktarët kryesorë në shfaqjen e problemeve me mesin, shkruan Anabel. Nëse puna juaj lidhet drejtpërdrejt me këtë aktivitet, kërkojini punëdhënësit tuaj një ndihmë për ta evituar drejtpërdrejt punën.

  1. Përkuljet e përsëritura

Përdorimi i smartphoneve dhe kompjuterit duke e bërë pjesë të përditshmërisë tonë për shumë orë shkakton dhimbje të qafës ose mesit.

  1. Trajtimet pasive

Nuk mjaftojnë vetëm terapi si akulli ose të ngrohtat, ultratingulli për ta zgjidhur problemin. Duhet aplikuar një sërë teknikash si: Korrigjimi i posturës nga një terapist, aplikimi i aktivitetit fizik . Një vizitë tek fizioterapisti mund t’ju udhëzojë cila është rruga më e përshtatshme për ju.

  1. Mjaft pritët që dhimbja të zhduket

Nëse dhimbja është prezente për më shumë se një ose dy javë konsultohu me një fizioterapist. Sa më shpejt ndërhyni, aq më të mëdha janë edhe shanset për t’u përmirësuar dhe për t’u ndjerë mirë e për t’ju rikthyer aktivitetit të mëparshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top