Shëndetësi

Si ti dalloni shenjat e çrregullimeve hormonale

crregullimez

Problemet hormonale janë të zakonshme. Statistikat tregojnë se 80% e grave vuajnë nga çrregullimet hormonale për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit dhe progresteronit (hormone seksuale femërore).

Meshkujt preken gjithashtu nga ky problem për shkak të niveleve të ulëta të testosteronit ose niveleve të larta të estrogjenit. Ja shenjat e çrregullimit hormonal që nuk duhet t’i injoroni:

Mungesa e gjumit, ose insomnia, është një efekt anësor i çrregullimit hormonal. Tek meshkujt ajo mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të testosteronit. Nivelet e testosteronit janë më të larta gjatë gjumit dhe kërkojnë të paktën 3 orë gjumë në ditë për të arritur kulmin. Por, mungesa e gjumit, mosha dhe problemet fizike mund të çojnë në ulje të niveleve të këtyre hormoneve.

Tek femrat, nivelet e ulëta të progesteronit mund të shkaktojnë probleme me gjumin. Ata shkaktohen sidomos para se të vijnë menstruacionet, prandaj femrat kanë probleme me gjumin gjatë ciklit menstrual.

Çrregullimi hormonal mund të çojë në mungesë të gjumit dhe djersitje gjatë natës. Nivelet e ulëta të progesteronit tek femrat bëjnë që trupi të përjetojë dominancë të estrogjenit, si vapë, djersitje gjatë natës dhe shtim në peshë.

Djersitjet gjatë natës tek meshkujt, nga ana tjetër, lidhen me nivelet e ulëta të testosteronit. Me kalimin e viteve, meshkujt fillojnë të humbasin 1% të testosteronit në vit pas 40 vitesh.

Gjumi i keq dhe djersitja gjatë natës mund të na çojnë në lodhje. Nëse ndiheni të lodhur edhe pasi keni bërë gjashtë orë gjumë, mund të jetë shenjë e çrregullimit hormonal.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top