Shëndetësi

Si të ulni rrezikun e sulmeve në zemër?

heart-attack-6

Studimet kanë treguar se qëndrimi ulur, rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe tru, për këtë arsye ata sugjerojnë që të jeni më aktiv për ta reduktuar këtë rrezik.

Gjithashtu qëndrimi ulur shton edhe rrezikun e prekjes nga diabeti, ndikon negativisht në përqendrimin e insulinës dhe rrit rrezikun e vdekjes për shkaqe të tjera.

Por pavarësisht kësaj, studiuesit kanë treguar se edhe njerëzit të cilët janë fizikisht aktiv, nëse qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, duke shikuar televizion apo duke punuar në kompjuter, është njëlloj e dëmshme.

Në vend të qëndrimit ulur, duhet të bëhen lëvizje të thjeshta të cilat duken jo të rëndësishme, por në fakt kanë një rol shumë të madh në shëndetin e përgjithshëm.

Sipas, American Heart Association, 150 minuta ushtrime të moderuara apo 75 minuta ushtrime intensive në javë, janë të rekomanduara për të shmangur rreziqet shëndetësore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top