Shëndetësi

Si mund të parandaloni dhe t’i bëni ballë gripit

flu-1

Gripi epidemik është sëmundje akute infektive e cila pas një inkubacioni prej disa orëve deri në dy ditë, fillon pa shenja prodromale, me fenomene intoksikacioni, dhembje koke, temperaturë të lartë, rraskapitje, dhembje të nyjeve dhe muskujve, hiperemi të konjuktivave etj.

Gripi shkaktohet nga viruset A, B dhe C ku rëndësinë më të madhe epidemiologjike e ka virusi A sepse e ndërron strukturën e vet antigjenike. Prandaj, nuk mund të përfitohet vaksinë stabile, afatgjate për profilaksi të gripit.Vaksina kundër gripit që është në përdorim është vaksinë e mbytur e përfituar nga embrion i dhjetë ditor i zogut, gjegjësisht nga membrana e tij korinoalantoike e inaktivuar me formalinë duke iu shtuar metiolati në koncentrim l me 10 mijë. Një dozë prej 0,5 ml e vaksinës së mbytur virale kundër gripit ka rreth 2500 njësi hemaglutinuese.

Vaksina virale e mbytur kundër gripit A dhe B prodhohet në shumë Institute Kombëtare Botërore. Sigurimi i vaksinës për nevojat e institucineve shëndetëtsore të Kosovës bëhet nga ana e Institutit për Epidemiologji të Kosovës. Paketimi i vaksinës është në flakone prej 5 ml. apo dhjetë doza. Paketimi bëhet edhe në një dozë apo 20 doza .Për transportimin e vaksinës prej prodhuesit e deri në aplikim nuk kërkohen kushte speciale, por sidoqoftë ruajtja e vaksinës duhet të bëhet në frigorifer në temperatu +4 deri +8˚C. Afati i qëndrueshmërisë së vaksinës është i shënuar në deklaratë, varësisht nga prodhuesi, por zakonisht ka afat qëndrimi deri në 8 muaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top