Politikë

Shtyhet miratimi i 6 ligjeve të reformës në drejtësi

kuvendi-pro

Miratimi në Kuvend i paketës me 6 ligjet e reformës në drejtesi, i parashikuar në kalendarin e punimeve më 22 shtator, është shtyrë për javën e ardhshme.

Burime nga Kuvendi i thanë ATSH-së, se paketa ligjore nuk është ende gati, ndaj dhe kalimi i saj në seancë, i planifikuar për të enjten, do të vonojë dhe një javë.

Paraditen e nesërme, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin tre javor të punës, ku do të përcaktohet dhe data  e shqyrtimit të kësaj pakete, që do ta bëjë të zbatueshme reformën në drejtësi, e miratuar me konsensus të plotë nga parlamenti, më 22 korrik.

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, pas miratimit nga Kuvendi të ligjit të vetingut më 30 gusht, po punon për miratimin e 6 ligjeve të tjera, ku deri tani janë shqyrtuar tre prej tyre, por vetëm për njërin, p/ligjin për ngritjen e organeve antikorrupsion, opozita ka dhënë konsensus, (ndonëse jo plotësisht), ndërsa ka kundërshtuar dy ligjet e tjerë, atë “për prokurorinë” dhe “për organet e qeverisjes së gjyqësorit”.

Përpjekjeve për gjetjen e konsensusit i shërbeu një ditë më parë dhe takimi mes kryetarit të grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe ambasadorëve Donald Lu(SHBA) dhe Romana Vlahutin (BE), ku në fokus ishin pr/ligjet e reformës kushtetues

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top