Turizmi

Shqipëria për herë të parë vend partner në Panairin e Shtutgartit

shqiperia-ne-panairin-e-turizmit-ne-berlin-2

Shqipëria për herë të parë  është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017.

Prezenca qendrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme se në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going”.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit,  kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky eveniment i rëndësishëm në turizëm. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është organizuar vizita e një  grupi prej 11 gazetarësh gjermanë, të medias së shkruar dhe televizive, të cilët po shohin nga afër vendin dhe do të raportojnë përmes mediave të tyre gjetjet personale mbi turizmin shqiptar.

Ministrja Ekonomi,  u takua me këtë grup gazetarësh në Amfiteatrin e Durrësit, nga ku zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë duke iu përgjigjur interesit të tyre për turizmin shqiptar. Çdo të thotë për Shqipërinë të qenit vend partner në këtë panair.

Ministrja Ekonomi tha se “për turizmin shqiptar do të thotë më shumë vizibilitet në tregun evropian ose edhe më gjerë, sepse duke qenë vend partner janë më shumë të fokusuar drejt teje ata që janë tur operatorët ose agjenci që kryesisht merren me outgoing,  sipërmarrjet turistike që nxjerrin turistë jashtë vendit të tyre dhe në këtë rast drejt Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme që kemi zënë këtë pozicion. Kemi një stendë më të madhe dhe tregojmë më shumë Shqipërinë turistike”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top