Turizmi

Shqipëria për herë të parë në panairin “Jata Tourism Expo”

tourism-fair-jata-tourism-expo-in-japan

Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, 22-25 shtator 2016.  Janë 140 vende nga e gjithë bota pjesëmarrës në këtë panair.

Prezantimi i Shqipërisë në këtë panair është një tjetër mundësi e mirë për të reklamuar në tregun aziatik se çfarë ofron turizmi shqiptar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në stendën e Shqipërisë në këtë panair po prezanton potencialet turistike të vendit tonë, veçanërisht ato ndaj kërkesave të turistëve të tregut japonez si, kultura, historia, sitet arkeologjike, tradita dhe sportet outdoor.

Gjatë muajve të verës është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i turistëve japoneze, të cilët kanë preferuar të vizitojnë pasuritë shqiptare të trashëgimisë që bëjnë pjesë në listën e UNESCO-s.

Shqipëria në këtë panair të rëndësishëm për industrinë e turizmit, po merr pjesë së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë, me qëllim prezantimin e paketave turistike të përbashkëta rajonale për tregun aziatik.

Në funksion të promovimit të mëtejshëm të vendit tonë si destinacion turistik gjithëvjetor, po punohet në organizmin e një udhëtimi familjarizues në muajt në vazhdim, me gazetarë dhe operatorë turistikë të cilët do të kenë mundësi të njohin nga afër Shqipërinë dhe potencialin turistik që ajo ofron.

Në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar)  materialet promocionale që po shpërndahen për vizitorët e këtij panairi janë përgatitur në gjuhën japoneze si një mundësi e shtuar komunikimi dhe promovimi për Shqipërinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top