Ekonomi

Shqipëria, në 10 vendet e fundit të botës për mbrojtjen e të papunëve

papunesia

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Punës e klasifikon Shqipërinë në 10 vendet e fundit të botës për mbrojtjen e të papunëve. Raporti vëren se në Shqipëri buxheti i shtetit ofron ndihmë vetëm 6.9 për qind të të papunëve, ndërsa pjesa tjetër prej 93.1 për qind nuk marrin asnjë pagesë sociale.

Sipas raportit, mbulim më të vogël me ndihmë se ky nivel për personat e papunë e kanë vetëm 9 vende të tjera në të gjithë botën. Ndër to bëjnë pjesë Argjentina, Tunizia, Bosnja, Afganistani dhe disa vende të tjera.  Ndërkohë, në çdo vend tjetër qeveritë ndihmojnë me transferta sociale një përqindje më të lartë të të papunëve.

Vendi me mbulimin më të lartë është Austria, ku qeveria mbështet me pagesa direkte nga buxheti rreth 90 për qind të të papunëve. Ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen Gjermania dhe Malta. Thuajse të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian ndihmojnë me pagesa dhe ndihmë sociale të papunët në pjesën dërrmuese.

Sipas organizatës së punës, në Bashkimin Evropian, këto pagesa luajnë rol kyç në parandalimin e varfërisë, ndërsa në vendet ku mbulimi i të të papunëve me ndihmë është më i ulët, rreziku që ata të bien në varfëri sipas raportit është i lartë.

Përgjithësisht në vendet e varfra qeveritë ofrojnë ndihmë vetëm për një pjesë të të papunëve, çka sipas raportit lidhet me nivelin e ulët të të ardhurave dhe buxhetet e vogla që kanë këto vende.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top