Sport

Shqipëri-Maqedoni, sot në 14:00 luhen minutat e mbetura

loja-1888-780x439

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, sfida e parë Eliminatore e Botërorit 2018 për kuqezinjtë do të luhet ditën e sotme në orën 14:00, për të nisur në minutën e ’75 kur u ndërpre për shkak reshjeve të dendura të shiut.

Një rrebesh shiu i shoqëruar me erë të fortë ndërpreu në momentin më kulminant sfidën e “Loro Boriçit”, duke prishur festën e 16 mijë të pranishmëve në stadiumin e rikonstruktuar në momentin që ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1.

Në këto kushte gjyqtari turk, Huseyin Goçek ndërpreu ndeshjen dhe pas 45 minutave vendosi shtyrjen përfundimtare të takimit. Një nga shkaqet kryesore të shtyrjes përfundimtare të takimit ishte pikërisht mungesa e sinjalit. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë mund të shpresojnë te 15 minutat e mbetura pasi ata kanë mundësi të kthjellohen për të kërkuar golin sërish në “Loro Boriçi” me rikthimin në fushë ketë te martë në orën 14:00 kur do të rinisë edhe takimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top