Bota

Shpërthim në Turqi, 9 viktima dhe 64 të plagosur

turqi

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer në një veturë jashtë ndërtesës së policisë në Cizre, në jug lindje të Turqisë, ndërsa raportohet për nëntë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.

Shumë njerëz i ka përshkuar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, raportojnë mediat.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00 të ditës së sotme. Nuk dihet ende se kush e ka kryer këtë sulm, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Cizreja ka qenë subjekt përplasjesh muajt e fundit mes autoriteteve turke dhe PKK-së.

Një seri sulmesh kanë pasur në shënjestër policinë turke që kur armëpushimi 2-vjeçar u prish në korrik të vitit 2015.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top