Aktualitet

Shpërndahen dhuratat për fituesit e konkursit të Ramazanit “Një ditë nga jeta e besimtarit”

????????????????????????????????????

Telefona smartfonë u shpërndanë sot në një ceremoni festive me pjesëmarrësit e konkursit në televizionin Kontakt. Risi e këtij viti ishte edhe konkursi fotografik “Një ditë nga jeta e besimtarit”, ku u shpërndanë 3 çmime për fotot më të arrira, si dhe çmimi i publikut. Hazir Selmani ishte fituesi i fotos më të bukur.

Ditën e mërkurë, me 26 korrik, në mjediset e Hotel Imperial në Tiranë, u zhvillua ceremonia festive me pjesmarrësit e konkursit të  të Ramazanit,  “Një ditë nga jeta e besimtarit”- konkursi elektronik me anë të fotove i cili kishte në fokus praktikat e besimtarit mysliman në jetën e përditshme dhe atmosferën e Ramazanit me të gjitha dimensionet sociale dhe shpirtërore.

Pas prezantimit të fotove të konkursit fjalën e mori kryetarja e jurisë, Znj. Julika Simo, piktore dhe mjeshtre e artit të fotografisë, e cila shpjegoi se kriteret kryesore të vlerësimit të fotografive të ardhura në konkurs ishin: mesazhi, kompozicioni e detajeve, objektet përbërëse të tyre, rezultatet e dritës, kombinimi i ngjyrave dhe niveli artistik i teknikës së realizimit të fotove.  Ajo shpalli fituesit dhe motivacionet për secilin prej tyre.

Konkretisht fituesi i vendit të parë në konkursin fotografik “Një ditë nga jeta e besimtarit” ishte Hazir Selmani nga Gostivari, i cili mori si dhuratë një telefon smartfon. Me telefona smartfonë u shpërblyen edhe fituesit e tjerë, si inkurajim dhe mundësi për të realizuar foto më të bukura në të ardhmen. Në vendin e dytë u rendit, fotoja e studentes shqiptare në Ankara, Denada Dosti; në vendin e tretë, u rendit fotoja e besimtares myslimane nga Tirana, Jasmina Hoxha. Ndërsa çmimi i publikut, i bazuar në numrin e pëlqimeve dhe komenteve pozitive në rrjetet sociale, ishte fotoja e Klodian Cengut nga qyteti i Kukësit.

E veçanta e konkursit të fotografisë ishte se për herë të parë një media shqiptare organizonte një konkurs të tillë me atmosferën e Ramazanit, ku merrnin pjesë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kudo ku ata jetonin. Me punimet e tyre fotografike, ato sollën atmosferën e jetës së besimtarëve shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës.

Fituesit shprehën emocionet e tyre për dhuratat që ata morën, ndërsa falënderuan Media Kontaktit për këto mundësi të artë. Të gjithë së bashku, u njohën më shume më njeri-tjtetrin edhe nëkoktejin e organizuar me këtë rast, ku shkëmbyen biseda miqësore, por edhe foto, si një kujtim i kësaj eksperience kaq të veçantë.

Kush ishte fituesi i çmimit të parë?

Fituesi i konkursit “Një ditë nga jeta e besimtarit” ishte 31-vjecari Hazir Selmani, nga qytetit i Gostivarit në Republikën e Maqedonisë. Ai është praktikant i fesë islame prej vitesh dhe ka kryer studimet për Teologji islame në Damask të Sirisë. Fotografia është pasioni më i madh i jetës së tij, të cilin e kultivon prej vitesh dhe ka arritur të realizojë shumë foto me vlera artistike në kohë të ndryshme.

Fituesi i çmimit të parë

20229814_10154643341071587_6938547054850409572_o

FOTOT FITUESE

iPiccy-collage

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FOTO NGA AKTIVITETI

iPiccy-collage1

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top