Aktualitet

Shkodër, plagoset gjatë një operacioni efektivi i FNSH-së

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, te cilet kane rrethuar fshatin Lazarat, ne Gjirokaster, per te kapur grupin e zjarrit qe qelloi mbi forcat e policise, ku si pasoje mbeti i vrare nje oficer i RENEA dhe u plagosen dy te tjere./r/n/r/nAlbanian police officers carry out checks on cars in the village of Lazarat, south of the Albanian capital Tirana on June 24, 2015. One officer was killed and two other severely wounded by armed men who tried to prevent police control in a village known for its mass cannabis production, police said.

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e një shtetasi në Torovicë të Lezhës.

Nga informacionet paraprake të shpërndara nga Policia thuhet se shtetasi David Qosja, banues në Torovicë ka nisur të qëllojë me armë automatike në ajër. Të alarmuar, banorët e tjerë kanë njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit dhe FNSH kanë bërë rrethimin e banesës së personit dhe nisën operacionin për neutralizimin e tij. Por Qosja u është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu dhe gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur efektivi i FNSH.

Policia e Lezhës thotë se David Qosja njihet në zonë si person me të çrregullime mendore, megjithëse nuk ka asnjë dokument zyrtar nga spitali për këtë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top