Aktualitet

SHBA-të vlerësojnë marrëdhëniet me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Kerri telegram urimi për Al-Uthejmin

unnamed

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Jusuf bin Ahmed Al-Uthejmin priti, këtë të martë në zyrën e tij në Xheda, konsullin e përgjithshëm amerikan Mathias Matman, i cili dorëzoi një telegram urimi të sekretarit të shtetit të SHBA, Xhon Keri. Në këtë telegram, Keri përcjell urimet e ngrohta të presidentit Obama drejtuar Al-Uthejmin, me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit në postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.john_kerry_official_secretary_of_state_portrait

Sekretari i jashtëm amerikan Keri sqaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik kanë raporte të frytshme, nisur nga respekti reciprok dhe partneriteti në fusha me interes të përbashkët.
“Po punojmë për thellimin e bashkëpunimit në rritje mes nesh, në fusha delikate si çështje humanitare, luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe forcimin e të drejtave të njeriut. Ne vlerësojmë lart rolin e Organizatës Islame veçanërisht në çështje jetike për rajonin dhe botën dhe po’ punojmë të forcojmë raportet me organizatën që ju drejtoni,” shkruante Xhon Keri në telegramin e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top