Politikë

SHBA: Pas miratimit të ligjit, tani e kanë radhën prokurorët e gjykatësit

us-embassy

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të miratuar ligjin e parë për zbatimin e reformës në drejtësi. “Ky ligj i rëndësishëm do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Përgëzojmë ata Anëtarë të Parlamentit të cilët votuan në favor të këtij hapi të rëndësishëm për zbatimin e amendamenteve kushtetuese të aprovuara unanimisht më 22 korrik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më tej theksohet se pritet aprovimi e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Presim të shohim aprovimin e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e kësaj reforme kritike që gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top